Aplikacion
Basha u shpreh se njëri prej amendamenteve ka të bëjë e dispozita ligjore që ndihmojnë në fuqizimin strukturor të SPAK, ndërsa i dyti me ndryshime të Kodit të Procedurës Penale, me qëllim mbushjen e vakumit ligjor ne raport me vendimet e huaja penale.
“Këto amendamente kanë për qëllim të përmirësojnë kapacitetet e SPAK ti rrisin goditje e korrupsioni dhe krimit të organizuar”, theksoi ai.
Basha u shpreh:
“Siç paralajmërova, PD, ka bërë gati dhe do të dorëzoj në Parlament amendamente për të mbështetur SPAK. Dy amendamentet kanë përfunduar, i pari ka të bëj me dispozita ligjore që ndihmojnë në fuqizimin strukturorë të SPAK.
I dyti ka bëjë me ndryshime të kodit të procedurës penale, me qëllim mbushjen e vakumit ligjor ne raport me vendimet e huaja penale dhe kompetencat e GJKKO, ne lidhje me njohjen e vendimeve të huaja penale. Këto amendamente kanë për qëllim të përmirësojnë kapacitetet e SPAK t’i rrisin goditjet e korrupsioni dhe krimit të organizuar”. /ZOOM.AL/