Aplikacion
I pyetur në një konferencë për mediat, nëse i druhet arrestimit, Meta është shprehur se nuka ka frikë nga një prokuror që merr urdhra nga Ëngjëll Agaçi, Erion Veliaj apo Edi Rama.
“Nuk bëj presion ndaj askujt, unë them të vërteten, aq me pak t’i druhem arrestimit nga një prokuror që i bindet Ëngjëll Agaçit, për shkak të aferave. Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetaj që të mbyllte gojën. Nuk i druhem një prokurori qe i merret goja qe s’di të thotë dy fjalë. Metamorfoza nuk hetohet në kohë por pas zgjedhjeve, sepse ashtu interesonte për të vjedhur votat në Shkodër”, deklaroi Meta.
I pyetur për një izolim të tij me ndërkombëtaret, Meta është shprehur se po shijon lirinë e tij duke takuar qytetarët të thjeshtë dhe jo ndërkombëtarë të kapur siç i quan ai.
“Jam aq i lumtur ne lirine time dhe ne takimet e mia me Nënë Selvinë, me Ijen sot në Bubq, e plot njerez ndaj të cilëve Ilir Meta ka detyrime. Ilir Meta eshte i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët, Rama është i vonuar, te gjithë ndërkombëtarët e dinë që Ëngjëll Agaçi është tutori i reformës në drejtësi.”
Gjatë konferences në Shkodër, ai foli edhe për konventen e 27 Prillit, ku deklaroi se ka një program ambicioz me 5 shtylla kryesore të cilin do ta përqafojnë shqiptarët.