zoom

Lajme

Rovena Dilo: Marr ftesa çdo vit për “Big Brother”, por s’do ta shisja emrin as për 10 mln euro…!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Dilo, mëngjesin e sotëm ka qenë e ftuar në emisionin “Aldo Morning Show”, ku është vënë përballë disa pyetjeve nga fansat e saj.

“Pse nuk je bërë ndonjëherë pjesë e ‘Big Brother VIP’? Për sa lekë do hyje”? ishin pyetjet që një telefonuese i drejtoi artistes.

Rovena tregoi që çdo vit ka marrë ftesa për tu bërë pjesë e “BBV”, por këngëtarja tha se nuk është bërë pjesë e këtij reality show sepse nuk dëshiron që të njihet si Rovena e ‘Big Brother-it’.

“Unë nuk është se s’kam pasur kërkesë për të hyrë në ‘Big Brother VIP’. Po ku di unë, pyet ata që më kanë ftuar… Kërkesa ka qenë e përvitshme për të hyrë në ‘Big Brother VIP’, por unë kam zgjedhur të mos bëhem pjesë, sepse unë e dua shumë emrin dhe mbiemrin tim, pra unë jam Rovena Dilo dhe unë nuk dua kurrë të bëhem Rovena e ‘Big Brother-it’.

Nuk do ta shisja këtë, ose do ta shisja me 10 milionë euro që askush s’t’i jep, jo në Shqipëri, por në asnjë vend të botës, kështu që jam shumë në rregull”, tha këngëtarja. /ZOOM.AL/