zoom

Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit në klinikën e Roland Xhaxhos, ekspertiza do kryhet nga mjekët italianë

Ekspertiza e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale të mjekut Roland Xhaxho, do të kryhet nga një grup mjekësh italianë. Mjekët italianë do të hetojnë për të përcaktuar dhe shkakun e vdekjes.

Brian Spahiu, i gjeti vdekjen në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor të vitit të shkuar, 3 ditë pas ndërhyrjes në klinikën private, brenda ambienteve të spitalit privat të Zemrës në Tiranë.

Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho, janë në hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës, për veprën penale “neglizhenca në trajtim mjekësor”.

Babai i Brianit hodhi akuza ndaj mjekut Ronald Xhaxho, duke thënë se djali do të bënte vetëm pastrim gurëzash, por klinika i ka bërë 14 dhëmbë.

I ati i 3-vjeçarit u shpreh se mjeku ka gënjyer kur tha se djali ka dalë duke qarë nga klinika dhe duke kërkuar të vëllanë. Sipas tij, vogëlushi s’ka folur asnjë fjalë pas operacionit dhe doli i përgjumur. /ZOOM.AL/