zoom

Lajme

VIDEO e skandalit! Polemikat pas “El Clasico” vazhdojnë, Jamal nxjerr provën e golit “fantazmë”

Lamina Jamal ishte afër të shënonte golin e tij të parë në karrierë në një “El Clasico” (3-2). Vetëm një dyshim i arsyeshëm bëri që VAR-i të mos përcaktonte nëse topi kishte hyrë apo jo.

Gjyqtari nuk e dha golin për mungesë provash, por Jamal pohon se duhej të quhej. Nëpërmjet profilit të tij të verifikuar në “TikTok”, Jamal ndau një video nga llogaria e një tifozi katalanas, në të cilën ata u përpoqën të siguronin prova, përmes një përsëritjeje se topi hyri në portën e mbrojtur nga Lunin.

“Gjykoni vetë”, shkroi autori në postimin e tij në TikTok që anësori i Barcelonës postoi nga llogaria e tij. Me sy të lirë dallohej se topi e kishte kaluar tërësisht vijën, por Spanja nuk e ka teknologjinë e “Halcon” për vijat fatale dhe golat fantazmë, duke bërë që gjyqtari në klasike të favorizonte për të disatën herë Realin.

Barcelona pretendoi gjithashtu për 2 penallti të mohuara ndaj Jamal dhe Torres, si dhe për penalltinë që iu dha Lucas, i cili e përfitoi pas një aktrimi. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura