Aplikacion
Mes të tjerash aktori ka rrëfyer për një nga gjërat që i kanë mbetur peng nga karriera e tij. Ai ka interpretuar në komedinë ‘Çobo Rrapushi’, e cila sipas tij ishte një vepër e jashtëzakonshme për kohën dhe u prit shumë mirë. Por në ditët e sotme ajo nuk gjendet më ka humbur dhe kjo është një pengjet e tij.
“Ma çove shigjetën atje ku më dhëmb, unë nën regjinë e Pëllumb Kullës kam luajtur në komedinë ‘Çobo Rrapushi me shokë’ e cila për kohën kishte vlera të jashtëzakonshme dhe është pritur shumë mirë, madje me ndonjë retushim ajo i qëndron dhe ditëve të sotme. Por sot kanë thënë ‘që ka humbur, vitet bëjnë të tyren, jo ka qenë në ampeks, jo ka qenë me bosht’. Unë këto nuk di t’i sqaroj pasi dhuntia ime është interpretimi dhe nuk di t’i shpjegoj. Megjithatë më vjen keq se ‘Çobo Rrapushi’ humbi pa nam dhe pa nishan pasi atje ka tipa personazhesh të ndryshme”- ka rrëfyer aktori.
“Dritëro Agolli, jo se më pëlqen mua por ka bërë një përcaktim që mua më shkon për shtat. Artisti mund ta luajë fshatin duke vendosur një qeleshe në kokë, por fshatari ‘sduhet vetëm në pamje por dhe në brendi. Brendia e fshatarit është nga mënyra si e dredh duhanin se si e mbush çibukun etje etj. Por nuk i jetove nuk i interpreton dot”, ka rrëfyer aktori i shquar.
“Në jetë marrëdhëniet duhet të jenë reciproke, njeriu duhet të jetë mirënjohës për atë që ka kaluar, për ata që ka takuar dhe që i kanë lënë mbresa në jetën e tij. Kam një jetë jo pak të gjatë në për dhe si e tillë me ka takuar me shumë batica dhe zbatica të jetës. Jeta ime ka qenë pak e hallakatur pasi babai im ka qenë oficer”, ka treguar aktori.
‘Njeriu duhet të dijë nga ka ardhur dhe ku po shkon të gjithë origjinën e kemi nga fshati, Shqipëria ka qenë një fshat i madh.
“Në karrierën time kam hapur me tipa të veçantë që më kanë dhënën jetë në jetën time artistike. Jetës sime artistike i ka dhënë gjallëri prezenca e një personazh që për mua ka qenë idhulli im në vitet 60’ Haziz Ndreu. Në moshë shumë të re kam recituar një nga poezitë e tij’- rrëfen aktori i mirënjohur. /ZOOM.AL/
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës