zoom

Aktualitet

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Gjermani. Pas arrestimit të 17-vjeçarit, në kërkim edhe 2 të tjerë

Policia gjermane ka zbardhur vrasjen e 27-vjeçarit nga Burreli, Alonso Hysneli, alias Reols Hysneli, e ndodhur në muajin nëntor të vitit 2023.

Sipas raportimit të medias “Bild”, për vrasjen janë shpallur në kërkim dy persona, emrat e të cilëve nuk bëhen te ditur. Ata dyshohet se i kanë kërkuar 17 vjecarit shqiptar Qerim D., nga Lushnja, që të marrë autorësinë e vrasjes.

Në fakt ky i fundit u vetëdorëzua në policinë gjermane pas ngjarjes, duke raportuar se kishte kryer një vrasje, madje duke e çuar policinë në vendin e ngjarjes ku dhe u gjet kufoma. Shkak për zbardhjen e vrasjes mësohet se është bërë një kartë “Douglas” që ka çuar policinë në identifikimin e autorëve.

Trupi i 27 vjeçarit Alonso Hysneli, alias Reols Hysneli, nga Burreli, u gjet në 25 nëntor në Holstentherme në Kaltenkirchen. Policia hetoi në fillim se 27-vjeçari ishte qëlluar me armë zjarri në zonën Uetersen, në lagjen Pinneberg.

17-vjeçari Qerim D. ka raportuar në policinë në Pinneberg me një avokat më 24 nëntor dhe i ka çuar oficerët te trupi në Kaltenkirchen. Policia e gjeti të vdekurin të varur në një gardh dhe arrestoi adoleshentin, por hetimet zbuluan përfshirjen e dy të tjerëve. Motivet e krimit të rëndë mbeten ende mister. /ZOOM.AL/