Aplikacion
Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi me tre identitete Frak Ndoja, (F. B., F. K.), 48 vjeç, banues në Shkodër.
“Nga hetimet dyshohet se më datë 23.12.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “Ndoc Mazi”, 48-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin tip “Benz” në pronësi te shtetasit A. D., automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D. dhe automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit K. L.”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Kapja e të dyshuarit u bë pas informacioneve të inteligjencës operative për vendin se ku fshihej prej kohësh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. /ZOOM.AL/