Aplikacion
Agjencia do të jetë e varur drejtpërdrejtë nga kryeministri dhe ka për detyrë hartimin e një raporti kombëtar për nivelin e sigurisë kibernetike në vend, rrezikut, kapaciteteve etj dhe një strategji. Strategjia do të jetë me efekt 5-vjeçar dhe parashikohet të shkojë rreth 12 mld lekë.
Qeveria thotë se sektorët kritikë më të cënuar ndaj sulmeve kibernetike, atë të energjisë, transportit, sistemin bankar, sektorët e mbrojtjes publike si policia etj dhe shërbimet postare.
Sipas ligjit të ri, një incident kibernetik konsiderohet i rëndësishëm, nëse ka shkaktuar ose është në gjendje të shkaktojë ndërprerje të rëndë operacionale të shërbimeve ose humbje financiare për operatorin e prekur. Ka ndikuar ose është në gjendje të prekë persona të tjerë fizikë ose juridikë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale ose jomateriale.
Qeveria parashikon në draftin e ri edhe skenarin më të keq të mundshëm, atë të krizës kibernetike, kur kërcënimi është i pashmangshëm edhe nga autoriteti i sigurisë kibernetike.
Gjendja e krizës kibernetike shpallet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Kryeministrit. Vendimi për shpalljen e gjendjes së krizës kibernetike njoftohet në media. Ajo mund të zgjasë 7 deri në 30 ditë.
Ligji shpjegon edhe masat që duhet të marrin subjektet private dhe publike për të garantuar sigurinë kibernetike dhe në të kundërt do të gjobiten në vlera deri 10 milionë lekë. Me miratimin e këtij ligji shfuqizohet ligji paraardhës i sigurisë kibernetike dhe ai i nënshkrimit elektronik./Zoom.al