zoom

Lajme

I kujtoi gjyqin me Saimirin, Egla fyen Meritonin: Ta pritën shokët Ilnisën me limuzinë, budalla…!

Egla Ceno ka debatuar ashpër me Meriton Mjekiqin në “BBV”, sepse ky i fundit i tha aktores që merret me njerëz jashtë shtëpisë, duke nënkuptuar deklaratën e banores për Saimir Kodrën.

Disa javë më parë aktorja tha se ky i fundit e ka ngacmuar atë seksualisht, duke i kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

“Po më bën presion?”, e pyeti Egla moderatorin, i cili u shpreh se edhe ajo i ka thënë: “Ti the që unë jam marrë me njerëz nga jashtë”.

“Jo, të thashë për patrotizmin dhe besimin fetar. Ti më the merru me gjyqin që ke jashtë, se i ke bërë atij djalit që ka dalë te emisioni”, iu drejtua Egla, ndërsa i tha Meritonit që t’i kërkojë falje mamit të saj, e cila po i shikon.

Meritoni e ironizoi atë duke i thënë që është budallaqe.

Debati në BBV:

Meritoni: Zotëria ka dalë në emision dhe ka fol për ty. Ti ke qenë ajo që je marrë me njerëz jashtë (për Saimir Kodrën).

Egla: Do merrem prap, ti do më paguash avokatin?

Meritoni: Kaq mjafton për mua.

Egla: Ta pritën shokët me limuzinë Ilnisën? Se do ma çosh edhe mua.

Meritoni: Ti je ajo që je marrë me njerëz jashtë.

Egla: Unë do bëj timen. Ti kush je që ma kujton mua gjyq jashtë?

Meritoni: Unë të tregova se ty nuk të takon të flasësh për mua se jam marrë me njerëzit jashtë dhe kam përdorur situata nga jashtë.

Egla: Po më bën presion!

Meritoni: Ti the që unë jam marrë me njerëz nga jashtë.

Egla: Jo, të thashë për patrotizmin dhe besimin fetarë. Ti më the merru me gjyqin që ke jashtë se i ke bërë ati djalit që ka dalë te emisioni dhe bla, bla, bla.

Meriton: Kaq kisha për ty.

Egla: Kërkoji falje mamit tim, o budalla.

Meritoni: Budallaqe. Sinonimi i kujt është budallë.

Egla: I syve që të pëlcasi.