zoom

Bota

SHBA nuk e tradhton Izraelin, Palestina mbetet jashtë anëtarësimit në OKB

Shtetet e Bashkuara kanë votuar kundër anëtarësimit të Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kjo ka bllokuar njohjen e një shteti palestinez nga organizata.

Votimi në këshillin e sigurisë prej 15 anëtarësh ishte 12 pro, SHBA kundër dhe dy abstenime, Britania e Madhe dhe Zvicra.

Zyrtarët amerikanë kishin shpresuar se Uashingtoni mund të shmangte përdorimin e vetos.

Përpara votimit, diplomatët thanë se misioni amerikan ishte përpjekur të bindte një ose dy anëtarë të tjerë të këshillit që të abstenonin, por nuk ia kishin arritur.

Uashingtoni e justifikoi veton me faktin se njohja e një shteti palestinez duhej të ishte rezultat i negociatave në të gjitha aspektet, për të ndihmuar arritjen e një paqeje në Lindjen e Mesme. /ZOOM.AL/