zoom

Aktualitet

Vrau një grua vitin e kaluar, i pandehuri dënohet me burgim të përjetshëm

Prokuroria Themelore njoftoi sot se Gjykata Themelore Penale në Koçani ka dënuar me burgim të përjetshëm të dyshuarin për vrasjen e një gruaje.

Krimi i rëndë ndopdhi më datë 25 shtator 2023, raportoi “TV21″ në Maqedoninë e Veriut.

“Më 25 shtator 2023, i akuzuari vrau një grua në mënyrë brutale, duke e sulmuar me shumë goditje thikë. Prokuroria Themelore Publike në Koçan në aktakuzë të akuzuarin e ka akuzuar edhe për veprën e shantazhit ndaj viktimës, e kryer para vrasjes”, thuhet në njoftimin e shkurtër zyrtar. Nuk jepen detaje rreth identiteteve dhe dinamikës apo motiveve.

Teksa më tej theksohet se i pandehuri nuk e ka pranuar atë vepër për shantazh, kurse procedura është e ndarë dhe gjyqi do të vazhdojë i mëvetësuar për akuzën e dytë që kundërshtohet, sipas Prokurorisë. /ZOOM.AL/