zoom

Kosova

Ndalimi i policëve të Kosovës nga Serbia, reagon Brnabiç: Cenuan rendin tonë kushtetues!

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, ka reaguar në lidhje me ndalimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe gjatë së mërkurës.

Ajo tha se një hap i tillë u mor pasi efektivët cënuan rendin kushtetues të Republikës së Serbisë.

“Unë supozoj se njerëzit më në fund i janë përgjigjur thirrjeve për të mbrojtur rendin kushtetues të Republikës së Serbisë dhe çdo institucion të vetëm në këtë vend. Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar me vite për gjithçka që po bën Albin Kurti, për keqtrajtimin e atyre njerëzve, mendoj se do ta mirëpresin këtë tani”, tha ajo.

Teksa kryeministri Albin Kurti denoncoi terrorin serb ndaj qytetarëve të Kosovës dhe arrestimet e 5 policëve, 4 prej të cilëve u liruan, ndërsa i izoluar mbahet ende zv/drejtori i pikës. Edhe faktori ndërkombëtar ka reaguar, duke dënuar aktin e Beogradit. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura