zoom

Bota

Sizmiologu grek trondit përsëri: Tërmeti shkatërrues mbi 8 ballë do godasë Stambollin në…

Sizmiologu grek, Efthymios Lekkas, iu rikthye edhe një herë problematikave dhe traumave nga lëkundjet sizmike, teksa shpjegon arsyet pse sipas tij duhet të ketë një tërmet të menjëhershëm në Stamboll.

Ai thotë se pllaka tektonike e Anadollit ka një pjesë çarje të fundit, e cila duhet të ishte thyer në vitin 2020, kur autoritetet turke prisnin tërmetin, por që ende lëkundja nuk po ndodh.

“Komuniteti shkencor ndërkombëtar ka vënë në dukje se një tërmet duhet të ndodhë menjëherë në Stamboll. Brenda pesë viteve të ardhshme kjo do të çonte në çlirimin e energjisë dhe uljen e tensioneve nëntokëse“, tha ai për ERT, duke shpjeguar se thotë “duhet” për shkak se është pjesa e fundit e thyerjes së pllakës çka më pas do të sillte stabilitet.

“Pllaka e Anadollit përbëhet nga 13 pjesë, 13 segmente. 12 nga ato janë thyer. Pjesa e fundit që është thyer, pra shkaktoi një tërmet të madh, ishte viti 1999 në Nikomedia (Izmit, periferia e Stambollit).

Pjesa e fundit që nuk ka lëvizur që nga viti 1911 e deri më tani, është ajo që ndodhet në jug të Stambollit, në hapësirën nën ujore. Grupet shkencore ndërkombëtare kishin llogaritur se duhet të ishte thyer deri në vitin 2020, kur edhe pritej lëkundja sizmike. Sa më shumë të vonohet, energjia dhe tensionet mes pllakave rriten dhe mund të ndodhë një tërmet më i madh”, shtoi ai.

Në çdo rast, nënvizon sizmiologu, “në pesë vitet e ardhshme duhet të ketë një tërmet të madh sepse me kalimin e kohës tërmeti nga 7.8 bëhet më i madh dhe shkon në 8, shkon në 8.2. Kështu që, do të ketë edhe dëme e humbje të mëdha“, tha Lekkas.

Stambolli prej vitesh pret të goditet nga një tërmet i fuqishëm. Alarmi i shkencëtarëve ka vënë në vështirësi qeverinë turke dhe bashkinë e Stambollit për shkak të ndërtesave të vjetra të cilat mund të mos i rezistojnë valës sizmike. Ajo që pritet të ndodhë me Stambollin nga tërmeti që pritet të jetë më i madhi, ishte edhe në fokus të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Immamoglu gjatë fushatës elektorale. /ZOOM.AL/