Aplikacion
Kryemadhi theksoi se shfokusimi nga çështja e inceneratorëve dhe protagonizmi bosh janë shërbimi më i mirë që mund t’i bëhen Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bandës së tyre.
Ky reagim vjen si kundërpërgjigje e asaj që deklaroi Ilir Meta pak më parë, se nuk do ta shkarkojë Monika Kryemadhin, megjithëse theksoi se nepotizmi ishte një nga defektet e partisë dhe shkak i riorganizimit.
“Ju personifikoni personin dhe fenomenin. Nuk ka përjashtime, ka njëherë e përgjithmonë një program të qartë dhe organizim të qartë e parimor”, u shpreh ish-presidenti. Në konferencë, lajmet dhe zërat për largimin e Kryemadhit, Meta i cilësoi si të “stisura nga Rama dhe Veliaj”, me qëllim për t’i marrë partinë.
REAGIMI I KRYEMADHIT:
“Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre.
Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.
Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Filmat e vjetër me të njëjtin përfundim, janë pa interes për shumicën e shqiptarëve”. /ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë