Aplikacion
24-vjeçarja nga Librazhdi humbi jetën tragjikisht në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, pasi qëndroi disa ditë në koma te Trauma.
Pishkashi dhe 5 anëtarët e tjerë të familjes u përplasën barbarisht nga një automjet që vinte me shpejtësi dhe humbi kontrollin, duke marrë para çfarë i doli. Të shtunën e 13 prillit, Spitali i Traumës në Tiranë njoftoi se e reja nuk u zgjua nga koma, prej komplikacioneve të rënda shëndetësore ndërroi jetë.
Ngjarja ndodhi mesditën e 9 prillit. Shoferi i dehur, Jetmir Daci, që shkaktoi edhe aksidentin e rëndë, u arrestua vetëm pasi e reja humbi jetën pas 5 ditëve në koma dhe jo në momentin kur ndodhi ngjarja.
Sipas policisë, ai ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, kur më 9 prill ka përplasur në aksin Prrenjas-Qafë Thanë të renë së bashku me 4 familjarë të tjerë të saj. Në testin e bërë nga policia ditën e ngjarjes rezultoi se 44-vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l të alkoolit në momentin që ka përplasur familjen Pishkashi. /ZOOM.AL/