zoom

Lajme

Jetmiri hedh hije dyshimi për produksionin: Egla më ka ofenduar, ju i tregoni gjërat…

Pas paralajmërimit të tij se do të shkaktonte “tërmet”, Jetmiri tha të vërtetat e tij këtë të martë.

Ai u shpreh se situatat që e kanë shtyrë drejt vendimit për të lënë shtëpinë janë ofendimet e vazhdueshme të Eglës, por edhe mënyra si, sipas tij, gjërat serviren apo kalohen nga produksioni.

“Nuk di nga t’ia filloj. Nga ajo që po bën Egla, apo nga ajo si ju keni dashur ta tregoni. Duket sikur Jetmiri është problem për Eglën, kur kjo më ka ofenduar, më ka vënë në dyshim burrërinë, më ka thënë maniak, më ka përmendur fëmijën etj.. Kjo në biseda ka përfshirë jo vetëm lojën, por dhe ju se si i trajtoni gjërat.

Ky person me sjelljen e saj ç’njerëzore, fyese, unë kam gjithë të drejtën time që ta sjell në vëmendje sepse besoj që i janë dhënë më shumë mundësi për të dhënë mesazhe. Është person problematik që nuk respekton normat dhe rregullat. Ka gjuhë agresive dhe nuk mund të tolerohet në një televizion publik. Janë shkelur të gjitha rregullat dhe duhet të ndërhyhet në momentin që e drejta e tjetrit shkelet.

Unë kam të drejtë të reagoj. Të më falni që u kam rënë në qafë, të më falë publiku, sepse kjo është e vetmja gjë që mund të bëj”, tha Jetmiri.

Këtu ndërhyri moderatori Ledion Liço, i cili iu përgjigj komenteve të Jetmirit.

“Nuk është dhe nuk ka qenë një program edukativ. Ky nuk është një program publik, por pay-tv, pra paguhet për transmetimin për t’u ndjekur nga të rriturit. Ka një paralajmërim për prindërit që të mos e ndjekin fëmijët e tyre sepse përmban gjuhë nga e të gjitha llojeve dhe ofendime”, deklaroi Ledioni.