zoom

Lajme

Vijojnë protestat e mjekëve në Maqedoninë e Veriut, kërkojnë paga më të larta dhe kushte

Mjekët në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të protestojnë. Ata kanë bërë të ditur se nuk do të punojnë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Bluzat e bardha njoftuan se kërkojnë rritje të pagave të tyre, të cilat aktualisht arrijnë në 26.000 denarë, sigurim shëndetësor dhe të marrin kontratë pune.

Ata nuk janë më në detyrë dhe nuk shkojnë në ambulanca, pasi premtimi i ministrit të Shëndetësisë Ilir Demiri ende nuk është realizuar.

Protestat kanë nisur pikërisht në vigjilje të fushatës elektorale presidenciale dhe parlamentare dhe nuk janë ndalur, sipas agjencisë INA. Shumë mjekë raportohen se largohen çdo vit nga vendi, mesatarisht deri në 250 prej tyre, pasi janë të pakënaqur me pagat. /ZOOM.AL/