Aplikacion
Nëse rezultojnë të sakta, ato tregojnë se Google planifikon të ofrojë Pixel 8A në katër ngjyra: të zezë, të bardhë, të kaltër dhe të gjelbër. Ashtu si paraardhësi i tij, flitet që edhe ky telefon do të ketë një ekran 15 centimetra dhe korniza të trasha, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Gjithashtu, sikurse pajisjet e tjera të gjigantit teknologjik, edhe telefoni i ri do të mundësohet nga çipi Tensor G3 i Google. Siç raportohet, ky telefon mund të jetë i fundit Pixel i serisë A.
Ndryshe, më vonë këtë vit, Google pritet të prezantojë tre versione të Pixel 9: Pixel 9, Pixel 9 Pro dhe Pixel 9 Pro XL. Të gjithë ata do të kenë madhësi dhe çmime të ndryshme.
Bëhet e ditur se në lidhje me specifikat e tjera të modelit të ri kompania do të njoftojë ditëve në vijim. /ZOOM.AL/