zoom

Bota

Pas sulmeve nga Irani, Izraeli liron 150 të burgosur palestinezë në Gaza

E gjithë bota është me sytë nga Izraeli, aty ku ende nuk është bërë publik qëndrimi i Tel Avivit pas sulmit të Iranit me dronë dhe raketa balistike.

Rrjeti televiziv amerikan, CNN raporton se pas sulmeve të Iranit, Izraeli ka liruar 150 të burgosur palestinezë në Gaza. Paletinezët ishin arrestuar në Gaza që prej nisjes së pushtimit ushtarak nga Izraeli të enklavës.

Lajmi konfirmohet nga Autoriteti i Përgjithshëm Palestinez për Kalimet dhe Kufijtë. Dy nga të arrestuarit ishin punonjës të ambulancës për Shoqërinë Palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe, tha PRCS.

Ata u mbajtën për 50 ditë pasi u ndaluan në një pikë kontrolli ushtarak ndërsa përpiqeshin të evakuonin pacientët nga spitali Al-Amal në qytetin Khan Younis më 25 shkurt, sipas një deklarate të PRCS. “Forcat pushtuese vazhdojnë të mbajnë 6 nga ekuipazhet e shoqatës deri më sot dhe fati i tyre mbetet i panjohur”, raportoi PRCS. /ZOOM.AL/