zoom

Bota

“Nuk do të hezitojmë të…” – Çfarë qëndrimi mban SHBA për konfliktin Iran-Izrael?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës reaguan pas dronëve e raketave të lëshuara nga Irani në drejtim të Izraelit, në shenjë hakmarrjeje për sulmi e 1 prillit në Damask, ku humbën jetën 7 iraninë.

Presidenti Joe Biden apeloi të dyja palët për qetësi, duke i çuar një mesazh Izraelit se nuk e mbështet një kundërsulm ushtarak.

“Udhëheqësit e G7 do të takohen sot për të koordinuar një përgjigje të bashkuar diplomatike ndaj sulmit “të pacipë të Iranit”, tha Biden.

Megjithatë, nga ana tjetër, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin bëri të qartë se nëse situata përshkallëzon, SHBA do të jetë e pozicionuar në mbështetje të Izraelit.

“Ne nuk kërkojmë konflikt me Iranin, por nuk do të hezitojmë të veprojmë për të mbrojtur forcat tona dhe për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit’ deklaroi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin./ Zoom.al