Aplikacion
Sipas zëdhënësit të Forcave të Armatosura izraelite, Daniel Hagari, 300 raketat e dronë të lëshuar nga Irani janë rrëzuar fale mbrojtjes ajrore që ka Izraeli.
“Të gjitha raketat dhe të gjithë dronët u kapën përpara se të arrinin në territorin izraelit. Vetëm një numër i vogël raketash arritën në territorin e vendit. Konkretisht u lëshuan 170 dronë, por asnjë prej tyre nuk arriti në hapësirën ajrore izraelite. Të gjithë u rrëzuan jashtë kufijve të vendit nga Izraeli dhe aleatët e tij.
As 30 raketat e lundrimit nuk arritën të hynin në hapësirën ajrore izraelite. 25 u rrëzuan nga Forcat Ajrore izraelite. Më pas u lëshuan 120 raketa balistike. Vetëm disa nuk u interceptuan nga mbrojtja izraelite duke goditur bazën ajrore Nevatim në Izraelin jugor, por dëmet janë të vogla dhe baza vazhdon të jetë rregullisht funksionale”, ishte bilanci i bërë nga zëdhënësi i Forcave të Armatosura izraelite./ Zoom.al