zoom

Lajme

VIDEO/ Meritoni i kërkon falje Rikes, i shkruan letër dhe ia lexon në sy!

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante një letër me disa fjalë të ndjera Rikes, ku i kërkonte falje për gjithçka që ka ndodhur mes tyre.

“Duke të falenderuar që tregove anën tënde njerëzore kur unë u ktheva nga Dhoma e Bardhë, me një dhimbje që nuk do të doja që ta përjetoja… dhe më fal 1 mijë herë për çdo gjë që ka ndodhur mes nesh, të faleminderit shumë!”, shkroi ai.

Pas leximit të letrës, Rike është ngritur për t’i dhënë një përqafim Meritonit. Rikujtojmë se disa javë më parë, Rike dhe Meritoni u përfshinë në një debat të ashpër, ku ky i fundit hoqi rripin e pantallonave “për t’i vërtetuar se ishte burrë”. /ZOOM.AL/