Aplikacion
“Wall Streat Journal”, raporton se burimet i konfirmojnë se Irani po planifikon të ndërmarrë një sulm mbi Izraelin gjatë të premtes ose të shtunës.
Një burim nga udhëheqja iraniane bën me dije se një plan i tillë është ende në fazë diskutimi dhe se nuk është përcaktuar nëse sulmi do të ndodhë në Izraelin jugor apo atë verior.
Një raportim i tillë bëhet edhe më i besueshëm nën vendimin ne fundit të SHBA, që ka kufizuar udhëtimin për punonjësit e tyre në Izrael, mes frikës së një sulmi nga Irani. Gjithashtu prej një jave SHBA ka rritur nivelin e sigurisë edhe në vend, pasi i trembet hakmarrjes së Teheranit. /ZOOM.AL/