Aplikacion
Një punëtor 40-vjeçar është dëmtuar gjatë punës në fabrikë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Për ngjarjen, policia ka proceduar përgjegjësin e turnit në fabrikë.
“Specialistë për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 59 vjeç, banues në Vorë, me detyrë përgjegjës turni në një fabrikë tullash, në Maminas, pasi më datë 11.04.2024, rreth orës 23:40, gjatë punës në këtë fabrikë është dëmtuar shtetasi S. B., 40 vjeç, banues në Vorë, i cili për pasojë ka humbur jetën. Vijon puna për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti”, thanë burime zyrtare.
Dosja për hetime të mëtejshme i kaloi Prokurorisë së Durrësit, për dinamikën dhe shkaqet e aksidentit në punë. /ZOOM.AL/