zoom

Bota

Netanyahu paralajmëron: Do e shtrijmë luftën edhe jashtë Gazës!

Ndërsa vazhdon sulmet në Gaza me forcë të plotë, Izraeli është gjithashtu i gatshëm të ndërmarrë sulme edhe në zona të tjera.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se po punohet në të gjitha drejtimet, për të plotësuar nevojat e vendit të tij si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

“Jemi në kohë sfiduese. Jemi në mes të luftës në Gaza, e cila vazhdon me forcë të plotë. Në të njëjtën kohë ne vazhdojmë përpjekjet tona të pandërprera për të kthyer të rrëmbyerit tanë, por po përgatitemi edhe për skenarë sfidash nga arena të tjera.

Ne po përgatitemi të plotësojmë nevojat e sigurisë së shtetit të Izraelit si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”, tha Netanyahu gjatë një vizite në bazën ajrore të Izraelit, “Tel Nof”.

Megjithë paralajmërimet dhe presionet e ndërkombëtarëve, Netanyahu nuk pranon të arrijë paqen me Hamasin në Gaza, teksa ka bombarduar edhe rajone të Libanit dhe Sirisë. /ZOOM.AL/