zoom

Lajme

Sot nata e Kupave të Europës, spikat Roma-Milan! Flasin disa nga protagonistët

Pas Champions League, sot është nata e çerekfinaleve të Europa dhe Conference League, takimet e para. Spikasin derbi italian Roma-Milan, Leverkursen me anglezët finalistë të vjetshëm të West Ham dhe Atalanta me djemte e Klopp, kundër Liverpool.

Leverkusen pret West Ham sot në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për Europa League. Trajneri i “aspirinave”, Xabi Alonso tha në konferencë se skuadra është gati dhe se do bëjë maksimumin për të triumfuar. “Jemi në çerekfinale të kësaj gare dhe duam të përparojmë. Kemi ende kujtimin e gjysmëfinales së fundit kundër Romës dhe duam të arrijmë në këtë fazë dhe për këtë duhet të luajmë mirë dhe me stilin tonë në shtëpi dhe në Londër javën e ardhshme. Të gjithë lojtarët janë gati dhe ne jemi shumë të emocionuar”, tha Alonso.

Kurse trajneri i Romës, De Rossi, u shpreh para ndeshjes ndaj Milanit në Europa League se nuk firmos për barazim.

“San Siro ishte stadiumi që doja ta rishikoja sërish, më vinte keq që Roma kishte luajtur tashmë këtu ne kampionat. Pastaj fati na lejoi të ktheheshim, të luajmë në stadiumin ku më jep diçka ndryshe, ashtu si Olimpico dhe Bombonera. Ky stadium shkëlqen me lavdi, ka pasur lojtarë të mëdhenj, futboll të mrekullueshëm. Jemi të lumtur që jemi këtu. Ne jemi të vetëdijshëm për forcën e Milanit, kanë lojtarë që lëndojnë këdo, nuk e zbuloj une. Kane kaluar momente te veshtira po kur jane mire mund t’i hapin probleme kujtdo. Ne duhet të arrijmë në momentet e duhura në pozicionet në të cilat lojtarët e Milanit preferojnë të luajnë. E njoh Piolin prej një kohe të gjatë: ai u rrit duke stërvitur skuadrat e vogla, pastaj kalimi te Lazio, më pas fitoi Scudetton me cilësi të jashtëzakonshme dhe pune te pabesueshme; ai ka evoluar gjithmonë, është përmirësuar gjithmonë si trajner. Ekipi i tij luan futboll, janë harmonikë ne levizjet e tyre.

Falë Zotit renditja nuk ka rëndësi. Kam lexuar diku se Roma nuk ka asgjë për të humbur. Jo: Roma ka gjithçka për të humbur. Ne nuk jemi këtu për të bere nje xhiro. Barazim? Do të duhej të ishim pak makiavelist për të luajtur për barazimin, pra me qellimin qe jusitfikon mjetet. Ne duhet të përpiqemi të fitojmë. Dybala? Eshte mire, por nuk do t’i kerkoj gjera ekstra. Nese mendoni se Dybala do te vihet ne ndjekje te Theo Hernandez kur niset atehere e keni gabim, sepse do te thoshte te humbiste te gjitha energjite e tij”, tha ai.

Teksa Pioli i ka kërkuar lojtarëve të Milanit qetësi dhe vazhdimësinë e rezultateve pozitive.

Edhe trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, doli në konferencë para ndeshjes me Liverpool (Europa League).

“Ne do të luajmë ndeshjen duke u përpjekur të kompensojmë humbjen ndaj Cagliarit, e cila ishte e rëndë sepse ndodhi në minutat e fundit. Ne luajmë kundër skuadrave më të mira në Premier League dhe kundër modelit të futbollit më të mirë për mënyrën se si interpretojnë ndeshjet dhe për intensitetin me të cilin luajnë. Ne do të duhet të bëjmë maksimumin për të lënë përshtypje të mirë. Skuadrat kanë ndryshuar shumë në krahasim me 4 vite më parë.

Ata kanë mundësi më të mëdha se ne, Atalanta duhet të shesë për t’u rinovuar dhe për të propozuar përsëri veten. Duke thënë këtë, skuadrat e tij kanë gjithmonë një identitet fantastik. kjo është arsyeja pse ai është një pikë referimi sepse ekipet e tij janë spektakolare. Ai shpesh thotë se gjëja që e bën më të lumtur është kur djemtë e tij vrapojnë më shumë se të tjerët dhe ai e shpjegon këtë mirë. Ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha ai.

Nga ana tjetër, Klopp që largohet në fund të sezonit, nuk e nënvlerëson kompeticionin, edhe pse Liverpool ka dalë në 3 finale gjatë pesë viteve të fundit në Champions. Ai shprehu besimin se skuadra do ruajë formën e mirë dhe do triumfojë. Takimet e kthimit luhen javën e ardhshme. /ZOOM.AL/