zoom

Lajme

Spaho: Deputetët s’caktohen me përjashtime enveriste të Bashës! Alibeaj: PS-Rithemelim kundër SPAK

Nuk munguan as debatet parlamentare për çështjen e përjashtimeve nga grupi i PD me firmë të Lulzim bashës të disa deputetëve të Ruithemelimit kohë më parë.

Në fjalën e tij në seancën në Kuvend, deputeti Edmond Spaho u shpreh se pozicionimi i deputetëve nuk përcaktohet nga përjashtimet enveriste të Lulzim Bashës apo përgjimet e Enkelejd Alibeajt.

“Në lidhje me përkatësinë e deputetëve në grupet parlamentare. Ka ardhur koha t’i japim fund profkave. Nuk duhet të gënjejmë qytetarët, është një çështje që e keni në rendin e ditës. Pozicionimi i deputetëve nuk përcaktohet nga përjashtimet enveriste të Lulzim Bashës apo përgjimet e Enkelejd Alibeajt, përcaktohen në bazë të ligjit”, tha ai.

Kurse deputeti i PD-së zyrtare Enklejd Alibeaj, në fjalën e tij me gazetarët jashtë parlamentit, deklaroi se PS dhe Rithemelimi janë bërë bashkë kundër SPAK. Alibeaj citoi raportin e Freedom House, duke theksuar se partitë politike duhet që të përjashtojnë nga vetja të korruptuarit.

“Marrëveshja është që natën në errësirë të merren vendime shumë të rëndësishme edhe për PD-në. Më i rëndësishëm është raporti i Freedom House. FH thoshte se SPAK po goditet. Sa duket, ka disa javë që janë bërë bashkë për të sulmuar SPAK-un. Marrëveshja okulte kishte synim sulmin ndaj drejtësisë.

Raporti i Freedom House thotë se është me rëndësi që partitë të heqin nga vetja të korruptuarit dhe ata që minojnë demokracinë. PD e ka ndërmarrë këtë betejë brenda vetes prej 3 vitesh, që të shkëputet nga korrupsioni. Ky është distancim nga simptomat korruptive. Sot Lindita Nikolla merr dhe kuron edhe qëndrimet politike të Partisë Demokratike. Javën e kaluar mbrojti interesat e Ulsi Manjës, ndërsa sot mbrojti interesa të tjera. Janë i njëjti kazan, që kanë 33 vjet që bllokojnë fatin e shqiptarëve”, deklaroi Alibeaj. /ZOOM.AL/