Aplikacion
“Unë mendoj se kjo që ai po bën është një gabim. Unë nuk jam dakord me qasjen e tij,” tha ai në një intervistë.
Biden u shpreh se Gaza duhet të ketë “qasje totale në të gjitha ushqimet dhe ilaçet” për gjashtë deri në tetë javët e ardhshme.
Javën e kaluar ai paralajmëroi se mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së për luftën varej nga lejimi i Izraelit për më shumë ushqime dhe ilaçe.
Izraeli ka mohuar se ka penguar hyrjen e ndihmave ose shpërndarjen e saj brenda Gazës dhe ka akuzuar agjencitë e OKB-së për dështimin për të marrë ndihmën që u lejohet njerëzve që kanë nevojë për të.
Bisedimet javë të tëra kanë dështuar për të arritur një marrëveshje armëpushimi, por presioni ndërkombëtar po rritet .
“Izraelitët të bëjnë thirrje vetëm për një armëpushim, të lejojnë për gjashtë, tetë javët e ardhshme, akses të plotë në të gjitha ushqimet dhe ilaçet që shkojnë në vend.”
Presidenti ka thënë më parë se Hamasi duhet të bie dakord për një pauzë dhe lirimin e pengjeve të mbetura.