Aplikacion
Kompania tha se ishte duke punuar në një “hapësirë të dedikuar” për imazhe dhe tekst.
Disa përdorues kanë marrë njoftime ku u thuhet se postimet e fotografive do të ndahen në një aplikacion të ri “TikTok Notes”.
Ky është shembulli më i fundit se si kompanitë e mediave sociale që imitojnë produktet e njëra-tjetrës, duke përfshirë Instagram që lançoi Reels, ashtu si TikTok, në 2020.
TikTok thotë se nuk e ka finalizuar dizajnin e aplikacionit Notes dhe as nuk ka konfirmuar një datë lëshimi.
Por njoftimet e marra nga disa përdorues sugjerojnë se aplikacioni do t’i lejojë përdoruesit të ngarkojnë ose të ndajnë postime fotografish, të cilat aktualisht janë një veçori e aplikacionit TikTok, dhe t’i lejojë njerëzit të postojnë një seri imazhesh me filtra dhe muzikë.
Vettingu i KPA-së shkarkon kreun e KLP-së, Alfred Balla jashtë sistemit të Drejtësisë për 15 vite