Aplikacion
Bëhet e ditur se aplikacioni quhet “Notes” dhe u mundëson përdoruesve të ndajnë fotografi si në Instagram.
Siç raportojnë mediat e huaja, TikTok tashmë ka konfirmuar se Notes është në zhvillim por ende nuk ka ofruar asnjë afat kohor për prezantimin zyrtar të tij.
Pra, postimet e fotografive tuaja publike në TikTok do të shfaqen edhe në Notes. Fatmirësisht, kompania do të ofrojë edhe opsionin për të hequr dorë nga aplikacioni nëse preferoni të mos shfaqni postimet tuaja publike.
Ndryshe, Notes nuk është projekti i vetëm në të cilin po punon aktualisht TikTok. Kompania po eksperimenton edhe me formate të ndryshme si postime me tekst dhe video më të gjata. /ZOOM.AL/
Vokshi: PS po tenton ta kthejë hetimin në estradë. Sterilizimet s’janë hetuar plotësisht nga SPAK!