Aplikacion
Në një deklaratë për mediat, pas dështimit të komisionit hetimor, Vokshi u shpreh se ky tender është me vlerë 320 milionë lekë. Vokshi thekson se Ilir Beqaj ka shkaktuar më shumë dëme sesa ata që janë sot në burg.
“Qëllimi jonë është që ndihmojmë edhe SPAK. GKKO e ka kthyer prapsh dosjen në SPAK për të thënë heto Ilir Beqajn, sepse Beqaj ka rol shumë herë më të madh dhe ka shkaktuar dëm shumë herë më të madh sesa ata që janë në burg.
Ndërkohë Ilir Beqaj shëtit nga mëngjesi në darkë në gjithë rrugët e Tiranës dhe vazhdon merr tendera. Para tre ditësh Ilir Beqaj ka marrë tenderin e radhës me INTECH plus, 320 milionë lekë. Jo vetëm, që çohet për shpërdorim detyre”, tha Vokshi.
Kujtojmë që sot dështoi mbledhja e Komisionit Hetimor për dy koncesionet në shëndetësi, për shkak se deputetët e mazhorancës bojkotuan.
Për këtë arsye, Albana Vokshi tha se do të kërkohet shkarkimi i tyre dhe zëvendësimi me të tjerë deputetet. Po ashtu, ajo u shpreh se do ti dërgohet një shkresë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për të marrë masa për mbarëvajtjen e komisionit hetimor. /ZOOM.AL/