Aplikacion
Aktualisht, nëse përdoruesit duan të gjejnë videot e shkurtra nga rrjetet sociale si TikTok apo Instagram, duhet ta specifikojnë në motorin e kërkimit.
Me gjasë, filtri i ri do të shfaqë një kolazh videosh të shkurtra nga rrjetet sociale. Një nga arsyet pse motori i kërkimit mund ta prezantojë këtë veçori të re është për të lejuar përdoruesit që të shohin video të shkurtra pa i bërë që të largohen nga Google.
Për momentin po qarkullojnë vetëm disa foto të kësaj risie që është ende në zhvillim dhe nuk do të jetë e përdorshme për këdo, të paktën për disa kohë. Këtu nuk përjashtohet mundësia që pavarësisht punës për filtrin e ri, Google të mos e prezantojë për përdorim të gjerë. /ZOOM.AL/
Detaje nga abuzimi në Kavajë – Vajza i tregoi psikologes se babai e p*ërdhunoni për 4 vite