Aplikacion
Opozita organizoi një protestë të premten e shkuar për këtë qëllim, por Veliaj tha se nuk ka ndërmend të dorëhiqet nga puna e tij e përditshme si kryetar bashkie.
Sipas Veliajt, dorëheqja nuk ka asnjë vlerë kur përballë shikon që janë në politikë dhe flasin në emër të njerëzve Ilir Meta dhe Argita Malltezi.
Erion Veliaj shtoi në studion e “Top Story” se ai vetë nuk mund të ndjekë të njëjtin standard si me ministrat socialistë të dorëhequr pas një skandali sepse ai është i zgjedhur me votat e popullit.
Janë 3 drejtorë të arrestuar, disa detyrim paraqitje. Ju kërkuat ndjesë qytetarëve, gjatë këtij reflektimi ju ka shkuar ndonjëherë në mend dorëheqja?
Veliaj: Asnjëherë.
SPAK ka arrestuar ministra që nuk kanë firmosur, por kanë qenë përgjegjës për kanabizimin e Shqipërisë…
Veliaj: Nuk i gjykoj fare edhe pse shumë prej tyre i kam pasur koleg. Unë nuk e besoj këtë sport që të komentoj ccfarë ka vendosur gjykata. Nuk komentoj gjykatën, nuk bëhem prokuror, nuk bëhem inkuizitor dhe as sigurims. Të jap dorëheqjen jo vetëm për pasionin që kam për këtë punë, për një gjë që nuk e kam bërë, por sidomos kur shoh Ilir Metën me Argitën dhe 100 çapaçulë atje në asnjë mënyrë. Dorëheqja është një gjest që ka bërë një gabim për një njeri që as di të reflektojë as di të kërkojë ndjesë. Për një njeri që ka bërë 1 mijë pune dhe ndoshta me kaq shumë njerëz dhe kaq shumë procedura ka një që….
Ka një standard, Sander Lleshi dha dorëheqjen kur ishte ministër i Brendshëm sepse një polic atje bëri atë që bëri. Standardi ekziston në mazhorancë…
Veliaj: Ministrat janë të emëruar, kryetari i bashkisë është i zgjedhur. Unë nuk i them dot 160 mijë vetëve që meqë portalet që s’kanë marrë leje ndërtimi po më vënë gjoba, t’u them “a ta lë unë këtë punë dhe të shkoj të shoh çunin tim” sepse kjo është e papërgjegjshme”, deklaroi Erion Veliaj.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet