Aplikacion
Vendimi është marrë në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit e Regis Runajt në Elbasan, të ndodhura brenda një jave, gjatë vitit 2020, periudha e pandemisë.
Vrasjet rezultoi nga hetimet se ishin urdhëruar nga Erjon Alibej, kreu i një prej organizatave kriminale në qytet, në shenjë hakmarrjeje për konfliktet e kaluara dhe pazaret e aktiviteteve të paligjshme.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka qenë me trupë gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Igerta Hysi (anëtar).
Njoftimi i plotë:
“Sot më datë 08.04.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 12 akti, datë 23.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe ankimet e paraqitura nga ankuesit/të pandehurit E.H. dhe Xh.H., kundër vendimit nr. 64, datë 11.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:
-“Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.H., për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës E.R., parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.H., për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, e kryer me egërsi dhe mizori, në dëm të viktimës R.R., parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4, 50 shkronja “c” dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.H., për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.H., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 parag 2 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Xh.H. dënohet me burgim të përjetshëm.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal, si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin Xh.H. do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, e kryer me interes në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës E.R., parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, e kryer me egërsi dhe mizori, në dëm të viktimës R.R., parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4, 50 shkronja “c” dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 paragrafi 2 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri E.H. dënohet me burgim të përjetshëm.
Bazuar në nenin 28 pika 7 të Kodit Penal, uljen e dënimit dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit E.H. me 17 vjet burgim.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin E.H. do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, sipas marrëveshjes me Drejtorinë e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë…”.
Në përfundim vendosi:
-Lënien në fuqi të Vendimit nr. 64, datë 11.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa është disponuar në lidhje me të pandehurit Xh.H.
-Lënien në fuqi të Vendimit nr. 64, datë 11.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa është disponuar në lidhje me faktet penale dhe fajësinë e të pandehurit E.H., me ndryshimet si vijon:
-Dënimin e të pandehurit E.H. me 10 vjet burgim për kryerjen e veprës penale në dëm të viktimës E.R., sipas nenit 78/2 në lidhje me nenin 28/4, nenin 334/2, nenin 28/7 të Kodit Penal si dhe pikat 2 dhe 4 të nenit 37/a të Kodit të Procedurës Penale.
-Dënimin e të pandehurit E.H. me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale në dëm të viktimës R.R., sipas nenit 78/2 në lidhje me nenin 28/4, nenin 334/2, nenin 28/7 të Kodit Penal si dhe pikat 2 dhe 4 të nenit 37/a të Kodit të Procedurës Penale.
-Dënimin e të pandehurit E.H. me 3 vjet burgim, sipas nenit 278/4 në lidhje me nenin 28/4, nenin 334/1, nenin 28/7 të Kodit Penal si dhe pikat 2 dhe 4 të nenit 37/a të Kodit të Procedurës Penale.
-Dënimin e të pandehurit E.H. me 1 vit burgim, sipas nenit 333/a/2 në lidhje me nenin 28/7 të Kodit Penal si dhe pikat 2 dhe 4 të nenit 37/a të Kodit të Procedurës Penale.
-Në bazë të nenit 55/2 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve caktimin si dënim përfundimtar ndaj të pandehurit E.H. me 16 vjet burgim.
-Lënien të fuqi të vendimit të sipërcituar për pjesët e tjera të tij”. /ZOOM.AL/
Qendra e emigrantëve në Gjadër kthehet në burg për 2 800 mafiozët shqiptarë të dënuar në Itali