Aplikacion
Në shenjë proteste, e në formë ironie, ata kanë derdhur qumështin me autobot në rrugën kryesore, sikurse shtrohet asfalti i akseve, duke thënë se vlera e produktit ka rënë përtokë dhe nuk ka as subvencione.
Ata janë nisur me traktorët e tyre nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri dhe Lushnja, drejt rreth-rrotullimit të Savrës, ku rreth oës 12:00 është bllokuar autostrada Lushnjë-Fier.
Blegtorët po protestojnë për çmimet e ulëta të qumështit dhe për mungesën e subvencioneve.
Vitin e kaluar, një litër qumështin në fermë kushtoi rreth 140 lekë, ndërsa tani, më pak se 70 lekë, teksa importet e këtij produkti janë rritur ndjeshëm në tre muajt e parë të vitit. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram