Aplikacion
Ndarja e fundit demografike e ministrisë nga 5 prilli, tregon se më shumë se 70% e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë. Një grafikë tregon rritjen e individëve të vrarë gjatë luftës në Gaza, nga 0 më 7 tetor 2023 në pak më pak se 35,000 më 5 prill, raportoi BBC.
Sipas ‘Save the Children’, 13.800 fëmijë palestinezë në Gaza janë vrarë dhe mbi 12.009 janë plagosur. UNICEF raporton se të paktën 1.000 fëmijëve u janë amputuar njëra ose të dyja këmbët.
Më shumë se 1.7 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit, sipas Kombeve të Bashkuara.
Raportimet nga zona e luftës janë të frikshme dhe tronditëse, teksa Izraeli po përgatitet edhe për ndërhyrje ushtarake në Rafah. /ZOOM.AL/