zoom

Bota

VIDEO/ As “Statuja e Lirisë” nuk i reziston dot tërmetit të fuqishëm, shikoni si lëkundet

New Yorku ka përjetuar një ndër tërmetet më të fuqishme në 40 vitet e fundit, një dukuri natyrore kjo shumë e rrallë për kontinentin e largët.

Qytetarët janë mësuar me erërat e fuqishme, që gjithashtu goditën po dje pjesën verilindore, por jo edhe me tërmetet me magnitudë prej 4.8 shkallësh të Rihterit.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para brenda ndërtesës së Kombeve të Bashkuara teksa shihen lëkundjet gjatë mbajtjes së takimit për Rripin e Gazës. Si kurrë më parë, Statuja e Lirisë në shtetin njujorkez ka përjetuar lëkundjet, të cilat janë kapur edhe kamerat.

Kujtojmë se statuja e bakrit, një dhuratë nga populli i Francës për SHBA-të, u projektua nga skulptori francez Frederic Auguste Bartholdi dhe korniza e saj metalike u ndërtua nga Gustave Eiffel. Presidenti amerikan, Joe Biden pas bisedave telefonike me guvernatorët e të dyja shteteve ka deklaruar se gjithçka është nën kontroll. /ZOOM.AL/