zoom

Bota

VIDEO/ Rrugë të çara nga dridhjet e tokës – Pse ishte i pazakontë tërmeti në New York?

Të tjera pamje që tregojnë momentin e tërmetit në New York janë postuar në rrjetet sociale.

Këtë herë, çasti kur i gjithë vendi dridhet është fiksuar nga Statuja e Lirisë, e cila po ashtu lëkundet.

Prej tërmetit me magnitudë 4.8 nuk raportohet për njerzë të lënduar apo dëme të shumta materiale. Lëkundjet kanë shkaktuar disa të çara në disa akse rrugore.


Disa nga aeroportet në SHBA kanë ndërprerë funksionimin për shkak të tërmetit në mënyrë që ekuipazhet të vlerësojnë dëmet në aeroport dhe pista.

Por pse sizmiologët e konsiderojnë këtë një tërmet të pazakontë?

Si fillim, New York-u është një zonë që nuk njihet për aktivitet të lartë sizmik.

Tërmetet janë të rrallë në Bregun Lindor të Amerikës dhe ky është më i fuqishmi i ndjerë në New York në 40 vjet

Po ashtu, ky tërmet cilësohet i rrallë për shkak të thellësisë së vogël të goditjes që shkaktoi lëkundje të forta në sipërfaqe.

Raportohet se lëkundja ndodhi në një thellësi vetëm 5 kilometra.

Ekspertët bëjnë me dije se sa më e cekët të jetë epiqendra e tërmetit, aq më tepër ndihen lëkundjet në sipërfaqe dhe aq më e madhe është fuqia shkatërruese e tij.