Aplikacion
Deborah Keçi është mes zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për abuzim me tenderat dhe favorizim të kompanisë “5D”, në pronësi të Mariglen Qatos dhe Redi Mollajt.
Pas pezullimit të saj nga posti i drejtores së Klubit Sportiv Tirana, bashkia e kryeqyetit është vendosur në lëvizje për ta zëvendësuar. Ish-futbollisti i njohur, Gjergji Muzaka, pritet të jetë drejtori i ri i klubit shumësportësh bardheblu.
Ish-mesfushori i Tiranës, Partizanit dhe Dinamos, prej vitesh është pjesë e sektorit të sporteve në bashkinë Tiranë dhe tashmë ai pritet të zyrtarizohet në një detyrë më të rëndësishme.
Hetimet e SPAK:
Nga hetimet ka rezultuar se Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Deborah Keçi, ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.
“Nga hetimet e kryera është provuar edhe fakti se shtetasja D.K. (Deborah Keçi) në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.
Shtetasja D.K. ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i dhënë titullari i autoritetit kontraktor shtetasit N.M user-at e anëtarëve të KVO-së”, njoftoi SPAK.
Deborah Keçi duket se është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk ka ngurruar të reklamojë jetën e saj të luksit dhe udhëtimet nëpër botë. /ZOOM.AL/
“Zaho Koka dha informacion për Olsi Ramën”/ SPAK rrëzon Berishën: Nuk ka asnjë denoncim