Aplikacion
Këlliçi tha se Veliaj duhet të çlirojë Bashkinë e Tiranës. Sipas tij, Veliaj ka terrorizuar Tiranën më 14 maj.
“Ne kërkojmë të dorëhiqet një bandit që qëndron në krye të Bashkisë. I bëj thirrje Veliajt, arrestohesh ose jo ky nuk është problemi ynë, por largohu njëherë e më parë si kryebashkiak. Me bandën tëndë kriminale 5D terrorizove qytetarët me vota më 14 maj. Ku e ke sot të dërguarin në njësinë numër 1, ku e ke Mariglenin Qaton? Ku e ke Eglantina Zërin, ku e ke? Nuk keni lënë taksë e tender pa vjedhur.
Ne nuk e falim Ardit Gjoklajn, e kemi amanet nga familja e tij. Janë dhënë miliona euro për inceneratorin e Tiranës dhe incenerator nuk ka. E ke kthyer Tiranën në lavatriçe të pastrimit të parave. Kjo bandë, që fshihet në Bashkinë Tiranë, shumë shpejt do shkojë në burg, drejtësia do vendoset në vend, do apo jo Veliaj”, u shpreh Këlliçi.
Kurse aktori i njohur, Mehdi Malkja, nga protesta para bashkisë së Tiranës, theksoi se qytetarët duhet të jenë të vendosur në kauzat e tyre për të qenë qëndresëtarë.
“Duhet të jemi qëndrestar. Si ata tw Aleancës për mbrojtjen e Aleancës. Duhet të gdhihemi dhe presim këtu. Nuk mbulohet dot vjedhja me mbylljen e dritareve. Ju uroj shëndet dhe jetë të gjithëve”, tha ai. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet