zoom

Slider

Gjigandi i teknologjisë Samsung rrit fitimet me më shumë se 900%

Samsung Electronics thotë se pret që fitimet e saj për tre muajt e parë të vitit 2024 të rriten me më shumë se 10 herë në krahasim me një vit më parë.

Lajmi vjen pasi çmimet e çipeve janë rikuperuar nga një rënie pas pandemisë dhe kërkesa për produkte të lidhura me inteligjencën artificiale (AI) po rritet.

Samsung me bazë në Korenë e Jugut është prodhuesi më i madh në botë i çipave të memories, smartfonëve dhe televizorëve.

Kompania është planifikuar të publikojë një raport të detajuar financiar më 30 prill.

Gjigandi i teknologjisë vlerësoi se fitimi i tij operativ u rrit në 4.9 miliardë dollarë në tremujorin janar-mars, 931% më i lartë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

Fitimet e saj pritet të rriten nga një rikthim në çmimet e gjysmëpërçuesve në tregun global pas një rënieje një vit më parë.

Çmimet globale të çipave të memories vlerësohet të jenë rritur me rreth një të pestën në vitin e fundit.