Aplikacion
Kreu i firmës së ndërtimit u ndalua për vdekjen e punëtorit 55-vjeçar mëngjesin e së mërkurës, teksa ra nga skela duke punuar dhe humbi jetën në spital pas 4 orësh.
Arrestohet administratori i një kompanie për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Burime zyrtare thanë se shkak u bë një aksident, ku një punonjës 55-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte në punë.
“Specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, në kompaninë nënkontraktore në administrim prej tij, e cila mbulon punimet në një objekt te Kodra e Diellit, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi S. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital”, sqaroi policia.
Dosja penale i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, teksa po merren në pyetje edhe punëtorët e tjerë. /ZOOM.AL/