Aplikacion
Në Konferencën e Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD , Gazment Bardhi do të ngrejë edhe çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Ai i ka dërguar disa letra kryeparlamentares Lindita Nikolla, duke akuzuar për mbrojtje të Xhaçkës dhe moszbatim të vendimit të Kushtetueses.
PS ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Parlamentar që synon të ndalojë ndërhyrjet e Rusisë në proceset demokratike të Bashkimit Europian dhe vendeve aleate, ku bën pjesë dhe Shqipëria.
Komisioni do të jetë i përbërë nga 13 anëtarë, ndërkohë që drejtimi i tij do të bëhet nga socialistët. Sipas propozimit të PS, Komisioni fillimisht do të ketë një mandat 1-vjeçar dhe mandati i tij mund të zgjatet nëse do të vlerësohet e nevojshme. /ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë