Aplikacion
Zbardhet dhe dëshmia e pronarit të mobilierisë, e cila u bë shënjestër e një sulmi me lëndë plasëse tritol dhe për fat të mirë nuk pati viktima, por vetëm dëme materiale.
Artan Alla pohoi para oficerëve të policisë se kjo ishte hera e tretë që e sulmonin me lëndë plasëse. Ai nga ana tjetër pohoi se nuk kishte konflikte me askënd.
“Nuk kam konflikte me asnjë person. Kjo është hera e tretë që më sulmojnë. Nuk janë gjetur asnjë herë autorët. Autori ka qenë i maskuar me kapuç”, tha ai.
Edhe policia vendore dha njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë, duke vënë theksin te motivet e pronësisë.
“Në orët e para të mëngjesit, në Rrashbull, Durrës, në ambientet e jashtme të mobilierisë në pronësi të shtetasit L. A., 36 vjeç, është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie”, njoftoi policia.
Gjithashtu u sqarua se në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar 3 shtetas që dyshohet se kanë dijeni për rastin. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorëve. /ZOOM.AL/
Nën hetim nga SPAK, Bushka e pranon: Ina Goxhajn e kam kushërirë, thjesht e këshillova