zoom

Bota

Akuzohet se shkaktoi 1 mld humbje, ish-kryeministri i Polonisë drejt arrestimit

Kontrolli i lartë i shtetit në Poloni (NIK), ka njoftuar prokurorinë se ish-kryeministri Mateusz Morawiecki mund të ketë kryer krim duke vepruar në dëm të interesit publik përmes dhënies së subvencioneve për komunat, njoftoi të hënën zyra e auditimit.

Morawiecki dhe zyrtarë të tjerë të lartë në ish-qeverinë Ligj dhe Drejtësi (PiS) neglizhuan detyrat, ose abuzuan me kompetencat e tyre, kur financuan ndërtimin e rrugëve dhe financuan rimëkëmbjen pas pandemisë, tha në një deklaratë zyra e auditimit, NIK.

Kjo shkaktoi një humbje prej rreth 1 miliard dollarësh për komunat, thuhet në deklaratë. Nuk ka pasur reagime nga ish qeveria e mëparshme dhe as nga ish kryeministri.

Koalicioni Ligj dhe Drejtësi (PiS) humbi zgjedhjet në tetor të vitit 2023 përballë një koalicioni të partive pro-evropiane. Qeveria e re e kryesuar nga kryeministri Donald Tusk është zotuar që t’i mbajë përgjegjës të gjithë ata që akuzohen për shkelje të ligjit gjatë qeverisjes tetëvjeçare të koalicionit PiS.

Muajin e kaluar, zyra e auditimit (NIK) tha se reformat tatimore të zbatuara nën qeverinë e mëparshme i shtynë në deficit buxhetet e shumicës së bashkive polake. Polonia mban zgjedhjet lokale më 7 prill. /VOA/