Aplikacion
Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, u zhvillua operacioni policor i koduar “White”, nga Sektori i Forcës së Posaçme Shqiponja”.
“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për zbatimin e masave të caktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “White”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., 38 vjeç, banues në Tiranë”, thanë burime zyrtare.
Gjatë operacionit, në rrugën “Frang Bardhi”, shërbimet e kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues të dyshuarin dhe gjatë kontrollit në çantën e tij të dorës, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
I ndaluari nuk ka dhënë shpjegime dhe pret daljen në Gjykatë për masë sigurie. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/
Vrasja e Altin Dedjas në Ndroq, policia gjen makinën e autorit te “Shkëmbi i Kavajës”