Aplikacion
Në rendin e ditës pritet të jetë edhe Amnistia Penale, që kërkon 84 vota, pra edhe të opoziotës. Një grup dialogu u ngrit për këtë qëllim pas marrëveshjeve dypalëshe Rithemelim-PS.
Sot u mbajt edhe mbledhja e grupit të PS, teksa zbardhen detaje nga diskutimet e deputetëve, ku është diskutuar mbi amnistinë penale.
Ende nuk ka një vendimmarrje për ta kaluar në seancën plenare te së enjtes, pasi do vijojnë këto ditë kontaktet me opozitën për të rënë dakord që të votohet.
Nëse palët nuk dakordësojnë, atëherë Amnistia pritet të zhvendoset në seancë tjetër. /ZOOM.AL/