zoom

Lajme

Rithemelimi kërkon çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD, çfarë pritet të ndodhë sot në Gjykatë

Gjykata e Tiranës pritet të zhvillojë sot seancën ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.

Seanca do të nisë në orën 11:00 dhe palët do ballafaqohen me argumentet lifjore dhe juridike për kërkesën.

Vendimi për kërkesën e çregjistrimit të Bashës u mor nga Këshilli Kombëtar, në korrik të vitit të kaluar.

“Një grup deputetësh janë ngarkuar të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e vendimit të Këshillit, si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike, në rrugë ligjore për të kundërshtuar çdo akt që bie ndesh me vendimin.

Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i PD, si organi më i lart drejtues i Partisë, i ka autorizuar deputetët që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PD Lulzim Basha nga regjistri i partive politike”, thuhej në vendimin e marrë nga Këshilli i PD-së.

Një tjet1%r proces për “Vulën” është ai që Gjykata e Lartë riktheu në Apel ditë më parë. /ZOOM.AL/