Aplikacion
Sipas të dhënave të marra nga Open Data, shoqëria e zotëruar nga Shefqet Kastrati, zë vendin e dytë në 10 shoqëritë që morën më shumë para nga shteti. 42 mln euro për Kastratin janë dhënë në 934 transaksione, për furnizim me karburant dhe vaj. Këto janë arkëtime të ndryshme nga Grupi me të njëjtin emër dhe zotërues.
Vendin e parë e zë shoqëria turke INTEKAR – ASL, që po ndërton tunelin e Llogarasë, me vlerën 80.3 mln euro. INTERKAR i ka marrë këto para në vetëm 14 transaksione.
4 A-M renditet e treta me 3.48 miliard lekë të përfituara nga Thesari i Shtetit për vitin 2023. Shoqëria nuk ka një projekt parësor ku operon, por ka disa kontrata publike paralele.
Lista vazhdon me shoqërinë Gjoka 87, për projektin e Rrugës së Arbrit, 2.84 mld lekë në 4 transaksione.
Fusha sh.p.k është biznesi që mbyll listën me pesë përfituesit më të mëdhenj nga Thesari i Shtetit për vitin 2023. Këtë vit shoqëria ka shënuar 132 transaksione në vlerën 2.71 miliard lekëve, që po ashtu ka disa kontrata koncesionare në zbatim.
Pesëshen e dytë e kryeson Gjikuria, me kontratë koncesionare për portin e jahteve në Orikum, 2.69 mld lekë, në 42 transaksione.
Renditja mbyllet me Infosoft systems, 2.53 mld lekë, TAP Albania 2.47 mld lekë, GPG Company, 2.31 mld lekë dhe MSSC me 2.3 mld lekë.